Një i ri nga qyteti i Erzurum, qytet në verilindje të Turqisë ka pësuar një përvojë shumë të çuditshme, ai u vu në vështirësi dhe siklet pasi dora e tij ngeli në guaskën e tualetit.

E gjitha kjo ndodhi pasi të riut I kishte rënë telefoni në tualet dhe ishte duke e nxjerrë prej andej në çastin kur dora I ngeli brenda dhe nuk po e nxirrte dot prej andej.

Në video shihet qartë që është dashur ndërhyrja e forcave zjarrëfikse që djaloshi të ishte sërisht I lirë dhe pse me disa dëmtime.