Përmes një video postuar në rrjetin social Facebook kryeministri tregon gjendjen në të cilën ishte Tirana para 10 vitesh dhe se si është ajo sot. Rama akuzon qeverisjen e kaluar për betonizim të kryeqytetit dhe mungesën e gjelbërimit.

“KUJTESË-240 sekonda për betonizimin, gjelbërimin dhe ndotësit profesionistë të tribunave politike e mediatike…Qentë le të lehin, karvani ecën përpara”, shkruan Rama në “Facebook.

 Pamjet tregojnë aksionet për shembjen e kioskave buzë Lanës dhe ndërtimeve të tjera pa leje, gjatë kohës kur Rama drejtonte Bashkinë e Tiranës.

Qëllimi i postimit lidhet me protestat e njëpasnjëshme që po organizon opozita dhe shoqëria civile për ndërtimin e parkut tek liqeni ndaj dhe ai e quan kujtesë pasi ishte vetë ajo qeveri që sot proteston që sipas kryeminsitrit e betonizoi kryeqytetin.
 
 

KUJTESË-240 sekonda për betonizimin, gjelbërimin dhe ndotësit profesionistë të tribunave politike e mediatike... #QentëLeTëLehinKarvaniEcënPërpara

Posted by Edi Rama on Tuesday, March 1, 2016


Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)