KUKËS - Ka degjeneruar në përplasje të forta fizike me policinë protesta e të rinjve kuksianë, te cilët kishin vendosur të tuboheshin në Rrugën e Kombit kundër OSHEE-së për pagesën së debive dhe kamatvonesave të energjisë elektrike, ndonëse më parë nuk kishin siguruar një leje në polici për të bllokuar këtë aks rrugor.
Kur protestuesit u afruan pranë rrugës së kombit për të bllokuar qarkullimin e mjeteve, ata nuk u lejuan nga forcat e rendit dhe situata u agravua. Debati verbal degjeneroi në përplasje fizike mes protestuesve dhe policisë ku shefi i krimeve, Albion Gjitoni për një moment ka nxjerrë armën duke ua drejtuar atë protestuesve.
Por ky nuk është momenti i parë jo profesional i shefit të krimeve të Kukësit Albion Gjitoni, i cili dallohet qartë nga pamjet e siguruar ku dhunon organizatorin e protestës Nderim Lushin.
Me tensionimin e situatës policia kërkoi ndalimin e organizatorit të protestës, Nderim Lushi, i cili refuzoi forcërisht shoqërimin e tij.
Organizatori i protestës dhe disa persona të tjerë ndodhen në komisariatin e policisë së Kukësit. Protestuesit hedhin akuza për keqtrajtim nga ana e forcave te rendit, ndërsa pas disa orësh protesta u shpërnda nga policia.
Organizatorët e protestës prej kohësh i kanë dërguar një peticion qeverisë për faljen e debive dhe kamatvonesave të akumuluara ndër vite.
Për këtë ngjarje ka reaguar edhe Flamur Noka, Deputeti i PD për qarkun e Kukësit. Noka nga Kukësi, tha se Rama-Meta kërkon të tregojë dhëmbët pasi varfëroi qytetarët. “Dua të denoncoj terrorin shtetëror sot në Kukës .
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO