VIDEO/ Kukësi befason Vllazninë, fiton 1-0 kundër shkodranëve me dhjetë lojtarë dhe merr vendin e katërt

Stavri Nica ka ringjallur Kukësin. Për javën e dhjetë në Superligë, Kukësi mundi 1-0 Vllazninë në "Kukës Arena" falë një goli të Atdhe Rashitit në minutën e 86 të ndeshjes.

Java e dhjetë në Superligë nisi me surpriza, teksa shkodranët edhe pse me një lojtar më shumë për 45 minuta nuk mundën të merrnin pikë në një transfertë që është kthyer në delikate. Pjesa e parë e ndeshjes nuk prodhoi gola, paçka se dy skuadrat patën disa raste për shënim. Minuta e 45 solli edhe daljen me karton të kuq të Reçit, që la me një lojtar më pak Kukësin.

Paçka se në inferioritet numerik, Kukësi shtoi presionin dhe gjeti golin në fundin e ndeshjes. Duhej një krosim nga e djathta e sulmit që Rashitit me kokë në të 86 minutë të mposhtet Qarrin.

Me suksesin e dytë radhazi, Kukësi ngjitet në kuotën e 13 pikëve për vendin e katërt momental. Me 12 pikë Vllaznia zbret në vendin e gjashtë. Ky ishte dueli që çeli javën e dhjetë në Superligë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:14
Riktheu Kukësin 'në shina', Stavri Nica: Lojtarët luajnë për të bërë emër


Kukësi fitoi 1-0 me Vllazninë për javën e dhjetë në Superligë, falë një goli të Rashitit. Tanimë verilindorët janë në vendin e katërt, duke marë dy fitore radhazi. Pas ndeshjes për MCN foli Stavri Nica, trajneri i Kukësit.

"Lojtarët kanë dëshirë të rrisin vlerën e tyre. Janë çuna të rinj dhe stërviten fort. I përgjigjen pothuajse të gjitha kërkesave të mia. Luajnë me dëshirë për fanellën dhe për njëri-tjetrin. Por kampionati është i gjatë. Çdo trajner ka idetë e veta se si mund ta zgjidhi situatën atëherë kur është e vështirë. Kur ke luks është më e lehtë për t’u zgjidhur situata. Ne na doli mënyra, sepse vetëm në atë mënyrë mund ta kapnim qoftë pikën, qoftë tri pikët. Nëse skuadra është luftarake dhe lufton në fushë… Nuk është vetëm menaxhimi me emra të mëdhenj dhe me lojtarë të shtrenjtë. Luajnë për të bërë emrin e tyre. Unë këtë u kërkoj, të rrisin vlerën e tyre. Tifozët kur shikojnë që luftohet në fushë, vijë edhe i shikojnë, pavërësisht se nuk ka emra", tha Nica.

Ora 17:06
'Brez që e jeton futbollin nga instagrami': Memelli pas humbjes: Papërgjegjshmëri totale, Balaj stërvitet më shumë se 17-vjeçarët


Vllaznia humbi 1-0 në udhëtim me Kukësin për javën e dhjetë në Superligë. Goli i Atdhe Rashitit i dha tri pikë verilindorëve, ndërsa pas ndeshjes për MCN trajneri i Vllaznisë, Migen Memelli ka reaguar i revoltuar.

"Krijuam gati dhjetë raste. Kur humbet kaq raste humbet edhe besimi te individi. Të krijosh kaq raste në një fushë si kjo është tepër. Por nga ana tjetër është e papranueshme që të humbasim kaq shumë. Unë marr përgjegjësitë e mia, por detyra ime është ta çoj ekipin deri te porta, topin në rrjetë duhet ta fusin vetë. Me këtë ndeshje zhbëmë të gjithë atë që bëmë në Korçë. Është një brez që e përjeton futbollin përmes ‘Instagram‘-it. Është e papranueshme. Nuk janë si brezi jonë që jetonim me futbollin dhe e shihnim si një mënyrë që do të zgjidhte jetesën tonë. Nuk e konceptoj dot në trurit tim që në këto 4 muaj te Vllaznia Bekim Balaj 32 vjeç stërvitet më shumë se një që është 17 vjeç", tha Memelli.

S.Dh/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Digjen një makinë dhe një motor në një banesë rrugës për në Kaninës, dyshohet e qëllimshme

Vlorë/ Digjen një makinë dhe një motor në një banesë rrugës për në Kaninës, dyshohet e qëllimshme