VIDEO/ Kukësi s'di të fitojë, Erzeni i bën gjëmën në shtëpi! Teuta dhe Egnatia ndajnë pikët

Kukësi 0-2 Erzeni

Superliga shqiptare e futbollit zhvilloi këtë të diel dy nga ndeshjet e mbetura për javën e 17-të. Në 13:00 në "Kukës Arena", vendasit e Rraman Hallaçit humbën 0-2 me Erzenin, teksa verilindorët abonohen me vendin e fundit në klasifikim. Në orën 16:00 në "Niko Dovana", Teuta dhe Egnatia barazuan 1-1.

Kukësi humbi 0-2 me Erzenin në "Kukës Arena". Ndeshja e javës së 17-të në Superligë u vendos nga golat e Alan dhe Patrick Nonato, teksa më herët te vendasit gaboi nga pika e penalltisë Basa. Dueli nisi mirë për djemtë e Hallaçit, me Basën që shpërdoroi rastin më të mirë të ndeshjes duke goditur shtyllën e djathtë pingule nga penalltia. Pas këtij rasti, Erzeni ia doli që në një aksion të shënonte me Alan në fundin e pjesës së parë (45+2'). Kur pritej që vendasit të barazonin, Nonato në minutën e 62 shënoi golin e dytë dhe të qetësisë për Erzenin e Kapllanit. Shijakasit tanimë janë skuadra për t'u mundur dhe nuk mund të quhen më një surprizë. Me këtë fitore Erzeni shkon në kuotën e 26 pikëve në vendin e katërt, teksa Kukësi me 16 pikë mban vendin e fundit në klasifikim.

Teuta dhe Egnatia barazuan 1-1 për javën e 17-të në "Niko Dovana". Ndeshja u vendos në pjesën e dytë, me skuadrat që ndajnë pikët. Miqtë e Shpëtim Duros shënuan të parët me anë të Dwamena në minutën e 51 të ndeshjes. Sherif Kallaku vendosi ekuilibrat në minutën e 70 nga pika e bardhë e penalltisë, me fantazistin që rikthehet me gol te Teuta. Egnatia me 26 pikë mban vendin e katërt, teksa Teuta me 18 pikë në vendin e tetë. Pas javës së 17-të, Tirana kryeson me 31 pikë renditjen, ndjekur nga Partizani dhe Vllaznia. Teuta, Bylis dhe Kukësi janë në zonën e ftohtë.

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:03
VIDEO/ Kallaku rikthehet me gol, Teuta dhe Egnatia ndajnë pikët

Teuta dhe Egnatia barazuan 1-1 për javën e 17-të në "Niko Dovana". Ndeshja u vendos në pjesën e dytë, me skuadrat që ndajnë pikët. Miqtë e Shpëtim Duros shënuan të parët me anë të Dwamena në minutën e 51 të ndeshjes. Sherif Kallaku vendosi ekuilibrat në minutën e 70 nga pika e bardhë e penalltisë, me fantazistin që rikthehet me gol te Teuta. Egnatia me 26 pikë mban vendin e katërt, teksa Teuta me 18 pikë në vendin e tetë. Pas javës së 17-të, Tirana kryeson me 31 pikë renditjen, ndjekur nga Partizani dhe Vllaznia. Teuta, Bylis dhe Kukësi janë në zonën e ftohtë.

Ora 15:19
VIDEO/ Erzeni 'del nga shtrati', shijakasit 'fundosin' Kukësin në fundin e Superligës

Kukësi humbi 0-2 me Erzenin në "Kukës Arena". Ndeshja e javës së 17-të në Superligë u vendos nga golat e Alan dhe Patrick Nonato, teksa më herët te vendasit gaboi nga pika e penalltisë Basa. Dueli nisi mirë për djemtë e Hallaçit, me Basën që shpërdoroi rastin më të mirë të ndeshjes duke goditur shtyllën e djathtë pingule nga penalltia. Pas këtij rasti, Erzeni ia doli që në një aksion të shënonte me Alan në fundin e pjesës së parë (45+2'). Kur pritej që vendasit të barazonin, Nonato në minutën e 62 shënoi golin e dytë dhe të qetësisë për Erzenin e Kapllanit. Shijakasit tanimë janë skuadra për t'u mundur dhe nuk mund të quhen më një surprizë. Me këtë fitore Erzeni shkon në kuotën e 26 pikëve në vendin e katërt, teksa Kukësi me 16 pikë mban vendin e fundit në klasifikim.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?

×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja