Një grup pushuesish ikën të tmerruar nga deti, pasi një peshkaqen blu mbi 2.5 metra i gjatë, mbërriti në brigjet e Spanjës. Një flamur i kuq u ngrit nga autoritetet lokale në plazhin popullor Arenal d’en Castell në Menorca, pasi peshkaqeni u shfaq shumë afër bregut.
Peshkaqeni blu qëndroi në zonë për disa orë para se të zhdukej, ndërsa pushuesit u ndaluan të hynin në ujë për gjithë pasditen, për të shmangur ndonjë të papritur.
Komento