Gjysmë maratona e Tiranës kishte një atmosferë krejt ndryshe pasi shumë sportistë, por jo vetëm kanë sprovuar veten në garën e vrapimit në pistat përkatëse.
Por gjatë këtij evenimenti është vërejtur një incident, i cili është publikuar nga kreu I bashkisë, Erion Veliaj.
“Cfare s’u pa gjate maratones! Faleminderit kolegeve Bashkia Tirane, u kujdesen te ndihmonin si 2-kembeshat ashtu dhe 4-putroshet ne nevoje”-shkruan Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Në këtë video të publikuar nga Veliaj shfaqen punonjësit e TASK-FORCËS teksa hapin parakolpin e makinës, pasi brenda saj gjendej një mace , e cila ishte bllokuar dhe kjo duket në pamje.
Ky gjest i punonjësve të TASK-FORCËS duhet përshëndetur dhe marrë në konsideratë pasi një ndihmë ndaj kafshëve në këtë lloj forme është një nismë e cila duhet të mbështetet nga të gjithë qytetarët.
Redaksia Online
N.M/ Shqiptarja.com












