VIDEO/ Muriqi del kokëulur nga Madridi, Sevilla 'ngec' në transfertë! Paqe mes Cadiz dhe Almeria

VIDEO/ Muriqi del kokëulur nga Madridi, Sevilla 'ngec' në transfertë! Paqe mes Cadiz dhe Almeria

Vedat Muriqi

La Liga është në javën e 15-të. Këtë të premte do zhvillohen katër duele, teksa në 17:00 ka marrë jetë ndeshja mes Getafes dhe Mallorcas. Vendasit kanë dalë me tri pikë duke fituar 2-0. Dopieta e Mayoral ka bërë që djemtë e Quique Flores të dalin me pikë të plota. Në 19:15, dy ndeshjet e tjera kanë përfunduar 1-1. Cadiz barazoi me Almerian, ndërsa edhe Celta dhe Sevilla u ndanë në paqe.

Në stadiumin "Coliseum Alfonso Perez" në Madrid, Getafe fitoi 2-0 me Mallorcan. Për vendasit shënoi Borja Mayoral në minutat 51 dhe 78 dopietë, me ekipin e Quique Flores që merr tri pikë me vlerë. Me 19 pikë, Mallorca vijon të qëndrojë në vendin e 11-të, ndërsa Getafe shkon në kuotën e 17 pikëve në vendin e 13-të. Megjithëse në fushë për 90 minuta luajti edhe Muriqi, Mallorca nuk ia doli të lërë gjurmë në transfertë.

Celta Vigo dhe Sevilla barazuan 1-1 për javën e 15-të në La Liga. Në "Estadio de Balaidos" në Vigo, dy skuadrat ndanë pikët pas 90 minutave të luftuara. Ishte Veiga që në të 33 minutë do kalonte në avantazh vendasit e Celtës, teksa në pjesën e dytë Salas për Sevillan do vendoste shifrat në 1-1 (minuta 54). Në fundin e lojës, miqtë do merrnin edhe karton të kuq. Carmona në minutën e 86 doli nga fusha para kohe pas dy të verdhave. Pas kësaj jave, Sevilla vijon të vuajë vendin e 18-të me 12 pikë, duke qenë larg pritshmërive. Edhe Celta gjendet në ujëra të turbullta, duke mbajtur vendin e 16 me 13 pikë.

Cadiz dhe Almeria barazuan 1-1 për javën e 15-të në La Liga. Në stadiumin "Mirandilla" në Cadiz, ishin miqtë që me Melero në minutën e 40 gjetën golin e epërsisë. Do duhej minuta e 83 e ndeshjes që dueli të barazohej 1-1 nga Perez, me dy skuadrat që ndajnë nga një pikë. Pas kësaj javë, Almeria mban vendin e 14-të me 17 pikë, teksa Cadiz me 12 pikë është në vendin e 19-të.

La Liga - java 15-të:

17:00 Getafe 2-0 Mallorca

19:15

Cadiz 1-1 Almeria

Celta 1-1 Sevilla

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:05
VIDEO/ Barazim me gola, Almeria dhe Cadiz ndajnë pikët në La Liga

Cadiz dhe Almeria barazuan 1-1 për javën e 15-të në La Liga. Në stadiumin "Mirandilla" në Cadiz, ishin miqtë që me Melero në minutën e 40 gjetën golin e epërsisë. Do duhej minuta e 83 e ndeshjes që dueli të barazohej 1-1 nga Perez, me dy skuadrat që ndajnë nga një pikë. Pas kësaj javë, Almeria mban vendin e 14-të me 17 pikë, teksa Cadiz me 12 pikë është në vendin e 19-të.

Ora 21:21
VIDEO/ 2 gola dhe karton i kuq, Sevilla 'ngec' në transfertë dhe sheh veten në fundin e La Liga-s

Celta Vigo dhe Sevilla barazuan 1-1 për javën e 15-të në La Liga. Në "Estadio de Balaidos" në Vigo, dy skuadrat ndanë pikët pas 90 minutave të luftuara. Ishte Veiga që në të 33 minutë do kalonte në avantazh vendasit e Celtës, teksa në pjesën e dytë Salas për Sevillan do vendoste shifrat në 1-1 (minuta 54). Në fundin e lojës, miqtë do merrnin edhe karton të kuq. Carmona në minutën e 86 doli nga fusha para kohe pas dy të verdhave. Pas kësaj jave, Sevilla vijon të vuajë vendin e 18-të me 12 pikë, duke qenë larg pritshmërive. Edhe Celta gjendet në ujëra të turbullta, duke mbajtur vendin e 16 me 13 pikë.

Ora 19:06
VIDEO/ Mallorca nuk ka fuqi as me Muriqin në fushë, Getafe merr tri pikë

Në stadiumin "Coliseum Alfonso Perez" në Madrid, Getafe fitoi 2-0 me Mallorcan për javën e 15-të në La Liga. Për vendasit shënoi Borja Mayoral në minutat 51 dhe 78 dopietë, me ekipin e Quique Flores që merr tri pikë me vlerë. Me 19 pikë, Mallorca vijon të qëndrojë në vendin e 11-të, ndërsa Getafe shkon në kuotën e 17 pikëve në vendin e 13-të. Megjithëse në fushë për 90 minuta luajti edhe Vedat Muriqi, Mallorca nuk ia doli të lërë gjurmë në transfertë.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet