Gjetja e një vendi për të varrosur të vdekurit është kthyer në sfidë në Lezhë. Në varrezat e Grykë Zezës, prej vitesh nuk ka hapësira, ndërsa varrezat e reja në Gocaj në pjesën më të madhe të kohës janë nën ujë, pasi vendi i përcaktuar është i papërshtatshëm.

Këtë e dëshmon edhe kjo video e dërguar në redaksinë e tonë, ku shihet punëtori i varrezave duke hequr ujin me kovë për të varrosur një qytetar që kishte ndërruar jetë.

Kjo problematikë vijon prej vitesh dhe pavarësisht premtimeve të vazhdueshme ende nuk ka një zgjidhje.