VIDEO/ Lazio ngec në 'Olimpico', skuadra e shqiptarëve shënon në 'frymën e fundit'! Katër gola në Romë

VIDEO/ Lazio ngec në 'Olimpico', skuadra e shqiptarëve shënon në 'frymën e fundit'! Katër gola në Romë

Skuadra e Lazio-s

Lazio dhe Empoli barazuan 2-2 në "Olimpico" për javën e 17-të në Serie A. Skuadra e shqiptarëve ndali Lazion në shtëpi, teksa goli i barazimit u shënua në minutën e 90+4 të ndeshjes. Ndeshja nisi mirë për Lazion, me kryeqytetasit që shënuan pas vetëm dy minutave lojë me Felipe Anderson. Në minutën e 54 Zaccagni dyfishoi për djemtë e Sarrit, teksa ishte Caputo që hapi gjithçka në minutën e 83. Vetëm në shtesën e katërt Marin shënoi për miqtë, duke vulosur ndeshjen 2-2. Te Empoli nga minuta e parë në fushë ishte Ismajli, teksa Bajrami u fut në pjesën e dytë. Në fraksionin e dytë të ndeshjes minuta edhe për Hysajn te Lazio. "Shqiponjat" me 31 pikë shkojnë në vendin e pestë, teksa Empoli me 19 pikë mban vendin e 13-të në Serie A.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Napoli bën detyrën në transfertë dhe kryeson Serie A, Milan dramë kundër Romës! Lazio barazon 2-2 në 'Olimpico'


S.DH/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Pamjet satelitore tregojnë se si Kina po zgjeron bazat e përgjimit në Kubë

Pamjet satelitore tregojnë se si Kina po zgjeron bazat e përgjimit në Kubë