Lazio fitoi 4-0 me Milanin për javën e 19-të në Serie A. Ndeshja nisi mirë për vendasit, që kaluan në avantazh qysh në minutën e 4 me Milinkovic-Savic. Në minutën e 38 të ndeshjes ka qenë Zaccagni që shënoi golin e dytë për "Shqiponjat".
Edhe pjesa e dytë kishte të njëjtën melodi, me Lazion që shënoi dy herë të tjera. Luis Albero në minutën e 67 dhe Felipe Anderson në të 75 dërguan ndeshjen në 4-0. Hysaj luajti titullar në këtë duel te vendasit.
Pas javës së 19-të, Milan mban vendin e dytë me 38 pikë, ndjekur nga Lazio me 37 pikë.
Komento