Surprizë në 'Elland Road', aty ku Leeds fitoi 3-1 kundër Chelsea. Vendasit shënuan dy herë brenda pjesës së parë me Bijol dhe Tanaka, para se Pedro Neto të shkurtonte rezultatin në minutën e 50-të. Paçka golit, Chelsea pësoi sërish nga Calvert-Lewin për humbjen 3-1. Pas shtatë ndeshjeve radhazi pa humbje, Leeds ia del të mposhtë 'Blutë' e Marescas.

S.Dh/Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?
★ ★ ★ ★ ★
  • Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43

    A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?