Bundesliga gjermane e futbollit nisi të premte raundin e nëntë. Në "Bay Arena" skuadra e Bayer Leverkusen u ndal 0-0 nga Stuttgart, duke humbur kontaktet me kreun. Vendasit u ndalën nga shtylla dhe e shohin veten për momentin katër pikë larg Bayern Munich që kryeson.
Ndeshja nisi jo në ritmin e pritshëm, me dy skuadrat që po studionin lojën. Më pas të besuarit e Xabi Alonson shtuan forcën dhe hodhën vështrimin drejt portës së Nubel.
Deçizive ishte minuta e 53-të, kur Boniface me një goditje të bukur e ndali sferën në shtyllë, i pafat për golin që mund të ishte me vlerën e tri pikëve. Në fund 0-0 dhe Leverkusen merr barazimin e dytë radhazi.
Me këtë "X" Bayer Leverkusen ngjitet në kuotën e 16 pikëve, -4 pas Bayernit dhe Leipzigut (të cilët mund të shkojnë në +7). Nga ana tjetër Shtutgarti arrin në 13 pikë, afër zonës së Europës.