Liverpool ka vijuar serinë e fitoreve në kampionat pasi në ndeshjen hapëse të javës së 5 të “Premier League” ka mposhtur Tottenhamin me rezultatin 1-2.
Përballja në “Wembley” u zhbllokua nga Vinlajdum në fundin e pjesës së parë i cili mposhti Vorm me kokë. Më pas, në minutën e 54-r Roberto Firminho I dha goditjen e dytë skuadrës londineze. Tottenham vendosi të reagonte, por goli në minutën e 93-t nga Lamela nuk e ndryshoi fatin e këtij takimi.
Si rrjedhojë ekipi I drejtuar nga Kloop kalon provën e parë të vështirë për sezonin e ri, ndërsa ngjitet në krye me pikë të plota, 15. Nga ana tjetër probleme për Tottenham që merr humbjen e dytë radhazi në kampionat.
Komento