Premier League zhvillon sot katër nga ndeshjet e javës së 13-të. Në 13:30 në fushë zbritën Nottingham Forest - Liverpool. Vendasit bënë befasinë e madhe në mesditë, teksa fituan 1-0 me të kuqtë e Klopp. Në gol i Awoniyi në minutën e 55 vendosi ndeshjen. Një zhvillim nga goditja e lirë u shfrytëzua nga vendasit, që pas karambolit në zonë ndëshkuan Liverpool duke marrë fitoren e dytë këtë sezon dhe kthyer humbjen te skuadra nga Anfield.
Pas fitoreve me Manchester City dhe West Ham, skuadra e Klopp nuk ka mundur të mbajë kursin e fitoreve duke pësuar disfatë në transfertë. Me këtë humbje Liverpool mbetet me 16 pikë dhe momentalisht mban vendin e shtatë në Premier League angleze. Nga ana tjetër Nottingham shkon në kuotën e nëntë pikëve duke lënë fundin e klasifikimit përkohëisht, teksa pret ndeshjen e Leicester.
Manchester City fitoi në shtëpi 3-1 me Brighton. Dopieta e Haaland në minutat 22 dhe 43 bënë që të besuarit e Guardiolës të shkonin të qetë në pushimin mes pjesëve. Në të dytën edhe De Bruyne me një mrekulli vendosi tri pikët për City, teksa goli i Trossard në minutën e 53 për miqtë shërbeu sa për statistika. Dopieta e sotme e Haaland e dërgon sulmuesin në kuotën e 17 golave në krye të listës së golashënuesve. Me këtë fitore City shkon në vendin e dytë me 26 pikë, një më pak se kryesuesit e Arsenal që kanë edhe një ndeshje për të zhvilluar.
Në "Goddison Park" Everton bëri detyrën duke fituar 3-0 me Crystal Palace, me golat e Calvert-Levin, Gordon dhe McNeil. Djemtë e Lampard barazojnë me 13 pikë Crystal duke bashkëndarë vendet 11 dhe 12.
Chelsea dhe Manchester United barazuan 1-1 për javën e 12 në Premier League. Protagonit te Blutë rezultoi Armando Broja, me sulmuesin shqiptar që fitoi penalltinë e kthyer në gol nga Jorginho. Në minutën e 84 në zhvillimet e një këndoreje, Broja do tërhiqej nga mbrojtësi mik. Vetëm pas pesë minutash në fushë (zëvendësoi Sterling në të 79) sulmuesi shqiptar kthehet në protagonist. Në fund, në minutën e 90+4 Casemiro barazoi ndeshjen. Me këtë rezultat, Chelsea me 21 pikë mban vendin e katërt ndërsa me 20 pikë United është një pozitë më poshtë.
Renditja:
Chelsea dhe Manchester United barazuan 1-1 për javën e 13 në Premier League. Protagonist te Blutë rezultoi Armando Broja, me sulmuesin shqiptar që fitoi penalltinë e kthyer në gol nga Jorginho. Në minutën e 84 në zhvillimet e një këndoreje, Broja do tërhiqej nga lojtari mik në zonë. Vetëm pas pesë minutash në fushë (zëvendësoi Sterling në të 79) sulmuesi shqiptar kthehet në protagonist te Chelsea. Në fund, në minutën e 90+4 Casemiro barazoi ndeshjen. Me këtë rezultat, Chelsea me 21 pikë mban vendin e katërt ndërsa me 20 pikë United është një pozitë më poshtë.
Penalltia e fituar nga Broja dhe golat e ndeshjes:
Për javën e 13 në Premier League, Manchester City fitoi në shtëpi 3-1 me Brighton. Dopieta e Haaland në minutat 22 dhe 43 bënë që të besuarit e Guardiolës të shkonin të qetë në pushimin mes pjesëve. Në të dytën edhe De Bruyne me një mrekulli vendosi tri pikët për City, teksa goli i Trossard në minutën e 53 për miqtë shërbeu sa për statistika. Dopieta e sotme e Haaland e dërgon sulmuesin në kuotën e 17 golave në krye të listës së golashënuesve. Me këtë fitore City shkon në vendin e dytë me 26 pikë, një më pak se kryesuesit e Arsenal që kanë edhe një ndeshje për të zhvilluar.
Në 13:30 në fushë zbritën Nottingham Forest - Liverpool. Vendasit bënë befasinë e madhe në mesditë, teksa fituan 1-0 me të kuqtë e Klopp. Në gol i Awoniyi në minutën e 55 vendosi ndeshjen. Një zhvillim nga goditja e lirë u shfrytëzua nga vendasit, që pas karambolit në zonë ndëshkuan Liverpool duke marrë fitoren e dytë këtë sezon dhe kthyer humbjen te skuadra nga Anfield.
Pas fitoreve me Manchester City dhe West Ham, skuadra e Klopp nuk ka mundur të mbajë kursin e fitoreve duke pësuar disfatë në transfertë. Me këtë humbje Liverpool mbetet me 16 pikë dhe momentalisht mban vendin e shtatë në Premier League angleze. Nga ana tjetër Nottingham shkon në kuotën e nëntë pikëve duke lënë fundin e klasifikimit përkohëisht, teksa pret ndeshjen e Leicester.