Adoleshentët që rrinë zgjuar tërë natën duke luajtur me video-lojëra kanë mundësi të lartë për të vuajtur nga diabeti.

Sipas shkencëtarëve amerikanë, mungesa e gjumit rrit në mënyrë të konsiderueshme rrezikun që të rinjtë të preken nga sëmundja e sheqerit.

"Nëse adoleshentët flenë më pak se 6 orë gjumë në ditë mund të zhvillojnë diabet dhe një orë më shumë gjumë mund t'i shpëtojë sepse ulet rezistenca ndaj insulinës që është shkaktarja kryesore e diabetit", shprehet udhëheqësi i studimit, Karen Mattheës.

Studimi ka vëzhguar 235 studentë për të dalë në këtë përfundim.

Shkrimi u publikua në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com
(ad.ti/shqiptarja.com)