VIDEO/ Lojtarët e Napolit të sfilitur, ndihet dora e Antonio Contes në stërvitje

VIDEO/ Lojtarët e Napolit të sfilitur, ndihet dora e Antonio Contes në stërvitje

Antonio Conte në stërvitje me Napolin

Antonio Conte ka nisur furishëm stërvitjen e lojtarëve të Napolit. Vetëm në trajnimet e para, Conte "ka shtrydhur" lojtarët me një ritëm të lartë dhe ushtrime që prej disave nuk janë përballuar si duhet.

Në pamje duhet qartë se Conte ka zgjedhur një mënyrë "të ashpër" stërvitje për të tijtë, që duhet thënë se vijnë nga disa javë pushimi dhe duhet të përshtaten me trajnerin e ri.

Në pamje duken qartë lojtarët e shtrirë në tokë dhe pa energji, lloj i stërvitjes ky për të cilin Conte njihet. Tekniku të enjten sfiliti skuadrën me sprinte të shumta, vrapime në 200, 400 dhe 600 metra me lojtarët që në fund të seancës dukeshin të dorëzuar.

Kjo nuk është hera e parë që Conte përdor një sistem të ashpër trajnimi, gjë që e ka bërë edhe te Juventusi, Chelsea apo Interi.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ai: 12/07/2024 19:21

    Besoj se Conte duhet ta dije qe shumica edhe vendos ne shum raste jo vetem trajneri.....perfundo si Re Carlo i vetmi Club qe e ka shkarku, neper evrop Carletto i ka fitu te gjitha te Napoli u shkarku

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë