“Gjithçka që i kërkoj Zotit është që mamaja ime të jetë e lumtur dhe e shëndetshme. Faleminderit që je ajo që je! Jam e bekuar dhe e nderuar që jam vajza jote. Gëzuar ditëlindjen mami!” Ky ka qenë urimi që Lori Hoxha i ka dedikuar nënës së saj, Vjollca Hoxhës, presidente e Top Medias.

Aksionerja ka shkruar urimin e saj në rërën e bardhë të Barbadosit, ku mendohet se ka shkuar me pushime bashkë me reperin Ledri Vula dhe të dashurën e tij, Adela Sollakun.

Prej disa ditësh 22-vjeçarja ka ndarë me ndjekësit foto të pushimeve magjike në vendin ekzotik, duke u shfaqur jo vetëm me një look të kuruar deri në detaj, por edhe me linja për t'u patur zili.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)