VIDEO/ 'Luftë' në Brazil, tifozët ndërpresin ndeshjen dhe vjedhin makinën e policisë

VIDEO/ 'Luftë' në Brazil, tifozët ndërpresin ndeshjen dhe vjedhin makinën e policisë

Përplasja e tifozëve dhe hedhja e sendeve në fushë

BRAZIL - Santos humbi 2-0 në shtëpi me Corinthians, duke zbritur kështu në vendin e 13-të në tabelën e ligës braziliane të futbollit. Në fund të ndeshjes, tifozët e Santos protestuan kundër ekipit të tyre me bomba tymuese dhe sende të forta, ndërsa jashtë stadiumit morën pjesë në një 'luftë guerile' kundër tifozëve të Corinthians dhe policisë. Disa ultras të Santos vodhën edhe një makinë policie.

Gjithçka ndodhi në minutën e 85 të ndeshjes, me vendasit që po humbisinin në shtëpi. Me një sezon për t'u harruar, tifozët e Santos nuk kanë ngurruar të bëhen protagonistë të shëmtuar në një duel që në Brazil është "Klasike" futbolli me dy rivalë të fortë.

Është dashur ndërhyrja e policisë që tifozët mos dhunonin lojtarët, ndërsa pas minutave të tëra pritje arbitri anulloi duelin për shkak se siguria do duhej të ishte prioritet.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Temperatura deri në 26 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Temperatura deri në 26 gradë celsius, parashikimi i motit për sot