VIDEO/ Lumi i Shalës, ‘parajsa e vogël’ që po çmend dhe të huajt! Deri para pak vitesh sekret, sot destinacion i preferuar

Shqipëria po bëhet kryefjala e të huajve edhe këtë sezon veror. Lumi i Shalës, që derdhet në liqenin e Komanit, po tërheq çdo vit një numër të lartë turistësh vendas e të huaj, për shkak të bukurisë që natyra i ka falur kësaj zone.

I cilësuar nga mediet e huaja si një “parajsë e vogël”, ky lumë është pa dyshim destinacioni më i preferuar sidomos nga të rinjtë.

Edhe Kryeministri Edi Rama ndau sot (26 Gusht) në rrjetet sociale pamje që tregojnë atmosferën nga lumi i Shalës.

“Deri para pak vitesh një sekret, ndërsa sot destinacioni i një buqete fantastike përvojash”, shkruan ai në rrjetin social Facebook.

Ai shprehet se më parë ishte një vend i pazbuluar, por tashmë është kthyer në një prej vendeve më të pëlqyera për të kaluar pushimet.

Turistët shijojnë eksplorimin e zonës me varkë, ngjitjen në majat përreth me pamje spektakolare, zhytjen në ujin e freskët të lumit të Shalës dhe ushqimet tradicionale që ofrohen në bujtinat e ngritura pranë tij.

Lumi i Shalës buron rrëzë Alpeve dhe ka një gjatësi prej 37 km prej burimit në majën e Radohinës, e deri në Drin. Lumi i Shalës dallohet për ujin e tij të veçantë ngjyrë blu të thellë.

Postimi i Ramës:

“Mirëmëngjes dhe me atmosferën nga Lumi i Shalës, deri para pak vitesh një sekret, ndërsa sot destinacioni i një buqete fantastike përvojash, ju uroj një javë të mbarë”.

Postimi i kryeministrit Rama

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë, 'Bashkë Fitojmë' kërkoi përsëritjen! KAS rrëzon kërkesën

Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë, 'Bashkë Fitojmë' kërkoi përsëritjen! KAS rrëzon kërkesën