Në rrjetin social Facebook qarkullojnë me miliona video dhe sigurisht shikuesit janë të shumtë. Disa video pëlqehen më shumë dhe shihen më shumë nga përdoruesit.
 
Por në të këtë ‘gjurulldi’ videosh a e dini se cila është video më e klikuar në historinë e Facebook?
 
 Është thjesht një video e cila tregon disa truke dhe sugjerime të cila na mësojnë sesi të ndreqim rrëmujën. Në video shpjegohet sesa shpejt mund të palosësh rrobat në mënyrë që të mos zënë shumë vend.
 
 Këshilla të cilat në këtë jetë të shpejtë janë shumë të vlefshme.
 
Kjo video ka marrë më shumë se 330 milionë shikime. Dhe sipas Daily Mail  kjo tutorial është video më e parë në rrjetet sociale.