VIDEO/Madona rrëfen si kujdeset për
lëkurën me bimën që e keni në shtëpi

VIDEO/Madona rrëfen si kujdeset për<br />lëkurën me bimën që e keni në shtëpi
Diva e muzikës, Madonna ka zbuluar sekretin e bukurisë së saj dhe këtë falë një bime të cilën të gjitha femrat mund ta rrisin në shtëpinë e tyre shumë lehtë.

Bëhet fjalë për borzilokun, një bimë aromantike e cila do tju ndihmojë të luftoni, aknet, skuqjet e lëkurës edhe lëkurën e thatë.

Madonna ka postuar në Instagram një video ku tregon vaskën e bushur me ujë dhe në të janë hedhur sasi të gjetheve të njoma të borzilokut, praktikë kjo e thjeshtë për çdo femër.

Borziloku i freskët është bimë e cila njihet për efekte të shumta pozitive për shëndetin e njeriut, prandaj shpesh është i përfshirë në ushqim, ndërkohë ndikon për mirë nëse aplikohet edhe për trajtim të lëkurës.

Vaji i borzilokut mund të ndihmojë kundër akneve, skuqjes së lëkurës, madje edhe në luftë me lëkurën e thatë dhe me zbokth.

Gjithashtu, cilësitë antiseptike natyrale e bëjnë mjet të mirë për pastrim të fytyrës.



Redaksia Online
Er.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal