Një video mahnitëse është shpërndarë në Twitter nga faqja ‘FlighRadar 24’ nga dita më e ngarkuar e fluturimeve në qiell. Pamjet tregojnë mbi 202 mijë avionë që fluturonin në qiell në një ditë të vetme, siç ishte dita e premte.

Në video shihen mijëra avionë që mbulojnë qiellin, duke e shndërruar atë në një ‘det të verdhë’. ‘FlightRadar24’ sqaroi se kjo ishte dita më e ngarkuar që ishte regjistruar ndonjëherë, megjithëse pamjet e jashtëzakonshme të publikuara kanë tërhequr mjaft vëmendje.

“Në kulmin e ditës, mbi 19 mijë avionë ishin në ajër në të njëjtën kohë”, thuhet në postim.