Në 'Etihad' Manchester City i Pep Guardiolës nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 kundër Nottinghamit. Semenyo shënoi golin e avantazhit për 'Qytetarët' që e mbyllën në epërsinë minimale pjesën e parë. Në nisje të fraksionit të dytë duhej Gibbs-White me një gol të mrekullueshëm për barazimin 1-1, por Man. City gjeti sërish epërsinë momentale me Rodrin në minutën e 62-të. Kur u duk se vendasit po e kontrollonin lojën, Nottinghami befasoi dhe barazoi rezultatin me golin e Anderson në minutën e 76-të. Të dyja skuadrat ndanë nga një pikë pas 90 minutave.

Sa e vlerësoni këtë artikull?
★ ★ ★ ★ ★
  • Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50

    Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?