Premier League është në javën e 21-të, teksa këtë të diel u luajtën tre sfida. Në 15:00, Manchester City fitoi 3-0 me Wolves, ndërsa Leeds dhe Brentford barazuan 0-0. Në 17:30 Arsenali fitoi 3-2 me Manchester United.
Në "Etihad Stadium", Manchester City fitoi 3-0 me Wolves. Ka qenë Haaland që me formën e shkëlqyer ka shënuar tripletë për "Qytetarët", me djemtë e Guardiolës që janë në ndjekje të Arsenalit. Norvegjezi e ka nisur shfaqjen në minutën e 40, teksa pas një krosimi nga De Bruyne ka kërcyer mbi të gjithë për golin e parë. Në të 50 minutë Haaland shënoi nga penalltia, teksa vulosi ndeshjen në minutë e 54 pas asistit të Mahrez. Me 45 pikë, City mban vendin e dytë në klasifikim, dy pikë më pak se Arsenal që ka dy ndeshje më pak. Wolves vijon të jetë në zonën e ftohtë, teksa pozicionohet në vendin e 17-të me po 17 pikë.
Arsenal fitoi 3-2 me Manchester United për javën e 21 në Premier League. Dueli i "Emirates Stadium" prodhoi emocione të forta, me golin e fitores që u shënua në fundin e ndeshjes. Përballja nisi mirë për miqtë e ten Haag, që shënuan me Rashford në minutën e 17 të takimit. Pas vetëm shtatë minutash, Nketiah barazoi me asistin e Xhakës. Në minutën e 53 Saka kaloi në epërsi Arsenalin, teksa Lisandro Martinez vendosi ekuilibrat në të 59 minutë. Vetëm në fundin e ndeshjes dhe konkretisht në të 90 minuta, Nketiah me dopietë i dha tri pikë "Topçinjve". Tanimë Arsenal shkon në kuotën e 50 pikëve në vendin e parë, duke pasur një ndeshje më pak se M. City ndjekës. Djemtë e Guardiolës janë të dytët me 45 pikë, teksa në vendet 3 dhe 4 United dhe Newcastle me 39 pikë.
Premier League, e diel - java 21:
Leeds 0-0 Brentford
Manchester City 3-0 Wolves
Arsenal 3-2 Manchester United