Në stadiumin 'Etihad' ishte e përqëndruar e gjithë vëmendja e tifozëve të Premier League dhe paraqitja e dy skuadrave në fushë nuk zhgënjeu, teksa Manchester City fitoi 2-1 kundër Arsenalit për të rihapur garën për titullin kampion. Të besuarit e Pep Guardiolës zhbllokuan ndeshjen pas 16 minutave lojë me golin e Rayan Cherkit, por vetëm disa sekonda më vonë Kai Havertz barazoi gjithçka për 1-1.

Ndeshja vijoi me raste dhe një garë të fortë sportive, por gjithçka u vendos nga goli i Erling Haaland në minutën e 65-të. Sulmuesi i 'Qytetarëve' përfitoi nga një rrëmujë në zonë dhe e ndali topin pas krahëve të Rayas për t'i dhënë tri pikë ekipit të Pep Guardiolës.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Man. City fiton sfidën direkte kundër Arsenalit dhe rihap garën për titullin kampion në Angli, Liverpooli tri pikë 'in-extremis' në derbin ndaj Evertonit


S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 18 Prill, 08:22

    Si ju duk strategjia e drejtorit Hita në organizimin e policisë gjatë protestës së PD?