Europa League ka zhvilluar ndeshjet e treta në grupe. Me fillim në 18:45, rezultatet kanë qenë surprizuese. Në Qipro, Manchester United ka fituar me vuajtje 2-3 me Omonia. Goli i vendasve me Ansarifard është përmbysur me Rashford dhe Martial. Në të 84 anglezi ka shënuar golin e qetësisë, ndërsa në fund Panagliotou ka dërguar shifrat në 2-3 duke mbajtur në tension miqtë e ten Hag. Nga minuta e parë Ronaldo që nuk gjeti golin. Me këto tri pikë United shkon në vendin e dytë me 6 pikë, pas fitores së Sociedad që mban kreun.
Në ndeshjet e tjera, Lazio ka barazuar 0-0 me Sturm Graz. Në Helsinki, HJK ka barazuar 1-1 me Ludogorets, me Hetemaj që ka shënuar te vendasit. Në ndeshjet e tjera, Crvena ka fituar 4-1 me Ferencvaros, ndërsa PSV ka marrë fitore 1-5 me Zurich. Pas ndërprerjes për më shumë se 35 minuta për shkak të sjelljes së tifozëve, Malmo ka humbur 0-1 me Union Berlin.