VIDEO/ Manchester United përmbys Aston Vilën, 'Djajtë' gjejnë Burnley në Kupë! Liverpool përplaset me Man. City

VIDEO/ Manchester United përmbys Aston Vilën, 'Djajtë' gjejnë Burnley në Kupë! Liverpool përplaset me Man. City

Festa e Manchester United

Kupa e Ligës në Angli (Carabao Cup) zhvilloi mbrëmjen e së enjtes ndeshjen e fundit për raundin e 1/16. Manchester United u imponua në shtëpi dhe fitoi me përmbysje 4-2 me Aston Villën. "Djajtë" në raundin e 1/8 gjejnë Burnley.

Dueli i "Old Trafford" dhuroi gjashtë gola në pjesën e dytë. Të parët në avantazh kaluan miqtë me Uatkins në minutën e 48. Vetëm një minutë më vonë, Martial riktheu baraspeshën, para se Dalot me autogol të dërgonte rezultatin në 1-2.

Pas këtij momenti djemtë e ten Hag reaguan me Rashford në minutën e 67, Fernendes në të 78 dhe McTominay në 90+1, për të përmbysur ndeshjen dhe dërguar shifrat në 4-2.

Me mbarimin e duelit të fundit u zbardhën edhe sfidat e 1/8 në Kupën e Ligës në Angli. Në këtë raund spikat dueli Manchester City - Liverpool, teksa United luan me Burnley.

Ndeshjet e raundit të 1/8:

VIDEO, Manchester United 4-2 Aston Villa

 

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Faktet e depërtimit të Shërbimit Sekret Grek në Parlamentin shqiptar! Sonte në ora 22:00 'Beleri i Pashpaguar' (Pjesa II) në Crime Story

Faktet e depërtimit të Shërbimit Sekret Grek në Parlamentin shqiptar! Sonte në ora 22:00 'Beleri i Pashpaguar' (Pjesa II) në Crime Story