VIDEO/ Manchester United dhe City bëjnë detyrën, presion Arsenalit për kreun e Premier League

Festa e United

Premier League e futbollit në Angli është në javën e 23-të. Me fillim në orën 15:00, Manchester United ia doli të marrë tri pikë në transfertën e Leeds United pas fitores 0-2. Në 17:30 Manchester City fitoi 3-1 me Aston Villa-n.

Në "Elland Road", Leeds humbi 0-2 me Manchester United. "Djajtë" e ten Hag marrin një tri pikësh me vlerë, çka i dërgon -5 pikë nga kryesuesit e Arsenal. Golat për United u shënuan në fundin e takimit. Në minutën e 80-të, Rashford shënoi golin e avantazhit, ndërsa në të 85 minutë ishte Garnacho që qetësoi të kuqtë. Tanimë United e sheh veten në zonen europiane me 46 pikë, pesë më pak se Arsenali i vendit të parë.

Manchester City fitoi 3-1 me Aston Villa-n për javën e 23 në Premier League. Dueli i "Etihad Stadium" foli për vendasit e Guardiolës, teksa kaluan në avantazh pas vetëm katër minutash me Rodrin pas asistit të Mahrez. Në minutën e 39 ishte Gundogan që dërgoi në rrjetë pasimin final të Haaland. Në fundin e pjesës së parë dhe konkretisht në 45+1, Mahrez ktheu në gol penalltinë. Në pjesën e dytë, Watkins ('61) shkurtoi për 3-1. Manchester City me 48 pikë qëndron në vendin e dytë, tre pikë më pak dhe një ndeshje më shumë se Arsenali kryesues. Aston Villa me 28 pikë mban vendin e 11-të.

Premier League - java 23:

Leeds United 0-2 Manchester United

Manchester City 3-1Aston Villa

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:29
VIDEO/ Manchester City s'e llogarit Villa-n, -3 nga Arsenali kryesues

Manchester City fitoi 3-1 me Aston Villa-n për javën e 23 në Premier League. Dueli i "Etihad Stadium" foli për vendasit e Guardiolës, teksa kaluan në avantazh pas vetëm katër minutash me Rodrin pas asistit të Mahrez. Në minutën e 39 ishte Gundogan që dërgoi në rrjetë pasimin final të Haaland. Në fundin e pjesës së parë dhe konkretisht në 45+1, Mahrez ktheu në gol penalltinë. Në pjesën e dytë, Watkins ('61) shkurtoi për 3-1. Manchester City me 48 pikë qëndron në vendin e dytë, tre pikë më pak dhe një ndeshje më shumë se Arsenali kryesues. Aston Villa me 28 pikë mban vendin e 11-të.

Ora 17:41
VIDEO/ Manchester United fiton në transfertë, 'Djajtë' rrezikojnë Arsenalin kryesues

Në "Elland Road", Leeds humbi 0-2 me Manchester United. "Djajtë" e ten Hag marrin një tri pikësh me vlerë, çka i dërgon -5 pikë nga kryesuesit e Arsenal. Golat për United u shënuan në fundin e takimit. Në minutën e 80-të, Rashford shënoi golin e avantazhit, ndërsa në të 85 minutë ishte Garnacho që qetësoi të kuqtë. Tanimë United e sheh veten në zonen europiane me 46 pikë, pesë më pak se Arsenali i vendit të parë.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    ‘Rasti Qefalia’, a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?

×

Lajmi i fundit

Prezantohet strategjia kundër korrupsionit 2024-2030! Pirdeni: me risk të lartë doganat dhe tatimet