VIDEO/ Marash Kumbulla 'i mallkuar', Giroud e dëmton pas 15 minutash! Del nga fusha duke çaluar

VIDEO/ Marash Kumbulla 'i mallkuar', Giroud e dëmton pas 15 minutash! Del nga fusha duke çaluar

Marash Kumbulla i dëmtuar

Roma dhe Milan luajnë në "Olimpico" për javën e 32-të në Serie A. Në këtë takim, nga minuta e parë për vendasit ishte në fushë edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla. 23-vjeçari duket se është i pafat këtë sezon, teksa la fushën pas një dëmtimi të rëndë.

Në minutën e 13-të, një dyluftim i tij me Giroud në ajër bëri që shqiptari të merrte një goditje të fortë. Rrëzimi në tokë ishte edhe më i frikshëm, me këmbën e djathtë të mbrojtësit që u duke në një pozicion delikat. Vetëm pak sekonda pas rastit, Marashi nuk mundi të vazhdonte më dhe të në 15 minutë la fushën i zëvendësuar nga Bove.

Vërtet i pafat Kumbulla, që këtë sezon nuk është ndër zgjedhjet e para të Mourinhos. Kështu, në rastin që shqiptari kishte për të treguar aftësitë në mbrojtje, një dëmtim e la jashtë fushës pas shumë pak minutash. Do jenë kontrollet e detajuara ato që do përcaktojnë edhe gradën e dëmtimit për mbrojtësin.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë