VIDEO/Mbrojtësi i Bournemouth
shkel Ibrën, suedezi e godet me bërryl

VIDEO/Mbrojtësi i Bournemouth<br />shkel Ibrën, suedezi e godet me bërryl
Manchester United nuk arriti më shumë se një barazim 1-1 ndaj Bournemouthit e vlefshme për javën e 26 të Premier League-s angleze.

Interesant ishte dueli mes sulmuesit të United Zlatan Ibrahimoviç dhe mbrojtësit të miqve Tyrone Mings.

E gjitha filloi kur mbrojtësi i Bournemouthit e shkeli me këmbë në kokë suedezin, por nuk u ndëshkua pasi gjyqtari e pa si diçka aksidentale.

Suedezi ia ktheu disa minuta më vonë duke e goditur me bërryl në kokë dhe për këtë u ndëshkua me karton të verdhë.

Gjithsesi këtu nuk përfundoi, pasi minuta më vonë Ibra gjatë një dyluftimi e shtyu në tokë Mings, duke treguar se prezenca e tij e nervozon shumë.  
 


ibra
ibra
(Momenti kur Ibra godet me bërryl Mings​)
ibra3
(Mings shkel sulmuesin e United në kokë)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studiuesit: Kina shfrytëzoi mungesën e vëmendjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor

Studiuesit: Kina shfrytëzoi mungesën e vëmendjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor