Përfaqësuesi i Izraelit në aleancën më të madhe botërore, Gilad Erdan, është nxjerrë jashtë sallës gjatë mbledhjes dhe është arrestuar nga shërbimet e selisë së OKB-së pasi protestoi gjatë fjalimit të presidentit iranian, Ebrahim Raisi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB.
Erdan u ngrit nga ulësja e tij gjatë fjalës së presidentit të Iranit dhe iu afrua foltores me një foto në dorë ku shfaqej Mahsa Amini, gruaja iraniane e cila ndërroi jetë në paraburgimin e policisë në Iran, duke shkaktuar dhe protesta masive.
Ky incident ndodhi gjatë fjalës së Raisit i cili "shigjetoi" SHBA-në si nxitëse dh përfituese e luftës në Ukrainë pasi sipas tij ka si qëllimin shtrirjen e frymës ameikane në çdo vend të botës.
Mediat e huaja raportojnë se një zëdhënës i OKB-së ka hedhur poshtë interpretimin e ngjarjes me përfaqësuesin izraelit si "ndalim".
“Sigurimi i OKB-së foli me të, në asnjë çast ambasadori nuk u ndalua në asnjë mënyrë a formë. Për sa na përket ne, ngjarja është e mbyllur’.-raportohet se është shpehur një zëdhënës i OKB-së për mediat e huaja.
Vetë përfaqësuesi izraelit përmes një postimi në rrjetin social "X", është shprehur se nuk do të pranojë hipokrizinë në OKB.
“OKB e ka humbur kompasin moral dhe kjo u shfaq qartë sot,” tha ambasadori.
“Nuk do të ndalem kurrë së luftuari për të vërtetën dhe gjithmonë do ekspozoj shtrembërimin moral të OKB-së. Ata që shtrojnë tapetin e kuq për vrasësit dhe antisemitët duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre!”-shkroi diplomati izraelit.
M.T/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Jeni dakord me nismën e Kishës Katolike për ndalimin e simboleve komuniste?
-
Po
37.5%
-
Jo
55.8%
-
Nuk e di
6.8%
Vota total: 251
Lajme të tjera
-
Ekspertët: Izraelit i duhet strategji e re kundër Hamasit
26 Nëntor, 22:55
-
Izraelitët e larguar nga Gaza më 2005 duan të kthehen pas mbarimit të luftës
26 Nëntor, 20:07
-
Lufta/ Largohet nga Gaza grupi i tretë i pengjeve, më e vogla 4 vjeç! Izraeli liron 39 të burgosur palestinezë! Netanyahu: Mund të zgjatet armëpushimi
26 Nëntor, 07:05
-
Ben Blushi: A mund të jetë Izraeli anëtar i NATO-s?
25 Nëntor, 13:51
-
Lufta/ Spitali në Izrael: Pengjet e liruara nga Hamasi janë në gjendje të mirë shëndetësore
25 Nëntor, 08:43
-
Lufta/ U vonua lirimi i pengjeve, Egjipti dhe Katari zgjidhin problemin! Hamasi: Do lirojmë pengjet e planifikuara për sot! I dorëzohen Kryqit të Kuq 13 pengje izraelitë dhe 7 të huaj
25 Nëntor, 07:32
-
Gaza/ Biden: Në kontakt me palët për zbatimin e 'çdo aspekti' të marrëveshjes për pengjet
24 Nëntor, 21:38
-
Ish-këshilltari izraelit për Sigurinë në Report Tv: Raketat e Hamasit, dorë e Iranit për të penguar paqen me vendet arabe! Me Shqipërinë na bashkon historia
24 Nëntor, 19:03
-
Lufta/ Lirohen 25 pengjet e para, 13 izraelitë dhe 12 tajlandezë! Biden: Ky është vetëm fillimi i marrëveshjes! Lirohen 39 të burgosur palestinezë
24 Nëntor, 07:33
-
OKB: Në vitin 2022 u vranë 89 mijë gra e vajza në gjithë botën! Shumica e vrasjeve nga partnerë e familjarë të viktimave
23 Nëntor, 17:38
-
SHBA-ja dënon lëshimin e një sateliti nga Koreja e Veriut
21 Nëntor, 22:46
-
SHBA kërkon kthimin e anijes së kapur nga grupi Houthi
21 Nëntor, 08:46