TIRANE - Një i ri është kapur nga policia duke udhëtuar me 114 kilometra në orë në një zonë ku shpejtësia maksimale duhej të ishte 40 kilometra në orën. Aksioni i policisë rrugore është bërë në Tiranë gjatë natës. Më konkretisht, në Rrugën e Kavajës policia ka ndaluar një 28-vjeçar i cili me automjetin e tij luksoz tip "Benz" ka qenë duke udhëtuar me 114 km në orë, nga 40 që është norma e lejuar.
/Shqiptarja.com
Në Rrugën e Kavajës në qendër shumë të banuar ku shpejtësia e lejueshme është 40 km/ore, drejtuesi i mjetit tip "Benz" shtetasi O.K 28 vjeç qarkullonte me mjetin luksoz të tij me shpejtësi 114 km/orë.
Drejtuesit të mjetit iu tërhoq Leja e Drejtimit për të dalë në OASH per shpejtesi tej normave te lejuara. Kjo shpejtesi eshte rrezik potencial per jeten e tij dhe perforuesit e tjere te rruges. Qarkulloni sipas normave te lejuara se jeta nuk riparohet ne rast se e vret.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com










