Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, thotë se në bashkëpunim me MASR dhe UNICEF janë bërë të mundura video me zgjidhje detyrash për maturantët. Sipas Shahinit këto do iu vijnë në ndihmë maturantëve, ndërsa do të transmetohen çdo ditë në televizion.
“Të dashur maturantë,
Akademi.al, në bashkëpunim me MASR dhe UNICEF, kanë regjistruar qindra video të reja me zgjidhje detyrash për Maturën Shtetërore në lëndët e shkencave dhe gjuhëve. Ato do të transmetohen në RTSH çdo ditë nga ora 13:30 apo mund t’i aksesoni edhe tek platforma akademi.al.
Suksese!”-shkruan Shahini.
Për maturantët shkolla do të hapet me 18 maj dhe kjo kategori sipas ministrisë do të shkojë në ambientet e shkollës për tre javë, në mënyrë që të kenë mundësinë për t’u përgatitur për provimet.