PSG fitoi 0-3 në transfertë me Ajaccio në raundin e 12 në Ligue 1. Dy gola dhe një asist nga Mbappe, teksa një nga golat u shënua nga Messi pas aksionit kryevepër. Dueli u hap pas 24 minutash, me Mbappe që përfitoi nga shpejtësia e tij për ta ndalur topin në rrjetë.
Në minutën e 78 të ndeshjes Mbappe asistoi për Messin pas një aksioni fantastik, me Pleshtin që e dërgoi topin pas krahëve të Leroy. Në minutën e 82 ka qenë Messi që i kthen asistin Mbappe për golin e tretë. Me këtë fitore PSG qëndron në krye të Ligue 1 me 32 pikë, teksa Ajaccio me tetë pikë mban vendin e 18-të.