Serie A zhvilloi sot tre sfidat e radhës për javën e 11-të. Salernitana fitoi 1-0 me Spezia, Milan mundi 4-1 Monza dhe Inter mori një fitore të vuajtur 3-4 me Fiorentinën në transfertë.
Milan fitoi sot 4-1 me Monza për javën e 11 në Serie A. Dopieta e Diaz në minutat 16 dhe 41 i dha hov kuqezinjve, që do shënonin edhe në pjesën e dytë me Origin dhe Leao. Goli i F. Ranocchia te miqtë në fund rezultoi sa për statistikë. Ky ishte një duel i veçantë, pasi pronar te Monza është ish-presidenti i Milan, Silvio Berlusconi dhe drejtor Adriano Galliani, dy nga figurat që e kanë bërë Milanin të trofeshëm në Europë.
Kjo është fitorja e katërt radhazi për kuqezinjtë, që barazojnë përkohësisht Napolin në krye të Serie A me 26 pikë. Napoletanët luajnë nesër me Romën, teksa kërkojnë të mbajnë distancën me skuadrën e Piolit. Nga ana tjetër Monza merr humbjen e dytë radhazi dhe me 10 pikë mban vendin e 14 në klasifikim. Ndeshjen e ardhshme Milan luan me Torinon në transfertë dhe Monza me Bologna në shtëpi. Ndërkohë Salernitana fitoi 1-0 me Spezia falë golit të Mazzocchi.
Inter fitoi 3-4 me Fiorentinën në Firenze. Ndeshja ka dhuruar emocione të mëdha, për vetë faktin se dueli u vendos në shtesë. Shtatë gola u deshën që skuadrat të mësonin verdiktin. Zikaltërit shënuan me Barella në minutën e dytë, teksa Martinez në të 15 dyfishoi për Inter. Kur mendohej se ndeshja ishte nën kontrollin zikaltër, Cabral nga 11 metra shënoi për 1-2.
Në pjesën e dytë Fiore ia doli të barazonte 2-2 me Ikone, teksa Martinez me dopietë kaloi Inter në avantazh. Në minutën e fundit të ndeshjes vendasit shënuan me Jovic për 3-3. Teksa mendohej se skuadrat do ndanin pikët, Mkhitaryan në minutën e 94 shënoi për skuadrën e Inzaghi. Pas fitores Inter me 21 pikë mban vendin e shtatë, ndërsa Fiore mbetet me 10 pikë për vendin e 13.
Inter fitoi 3-4 me Fiorentinën në Firenze. Ndeshja ka dhuruar emocione të mëdha, për vetë faktin se dueli u vendos në shtesë. Shtatë gola u deshën që skuadrat të mësonin verdiktin. Zikaltërit shënuan me Barella në minutën e dytë, teksa Martinez në të 15 dyfishoi për Inter. Kur mendohej se ndeshja ishte nën kontrollin zikaltër, Cabral nga 11 metra shënoi për 1-2.
Në pjesën e dytë Fiore ia doli të barazonte 2-2 me Ikone, teksa Martinez me dopietë kaloi Inter në avantazh. Në minutën e fundit të ndeshjes vendasit shënuan me Jovic për 3-3. Teksa mendohej se skuadrat do ndanin pikët, Mkhitaryan në minutën e 94 shënoi për skuadrën e Inzaghi. Pas fitores Inter me 21 pikë mban vendin e shtatë, ndërsa Fiore mbetet me 10 pikë për vendin e 13.
Milan fitoi sot 4-1 me Monza për javën e 11 në Serie A. Dopieta e Diaz në minutat 16 dhe 41 i dha hov kuqezinjve, që do shënonin edhe në pjesën e dytë me Origin dhe Leao. Goli i F. Ranocchia te miqtë në fund rezultoi sa për statistikë. Ky ishte një duel i veçantë, pasi pronar te Monza është ish-presidenti i Milan, Silvio Berlusconi dhe drejtor Adriano Galliani, dy nga figurat që e kanë bërë Milanin të trofeshëm në Europë.
Kjo është fitorja e katërt radhazi për kuqezinjtë, që barazojnë përkohësisht Napolin në krye të Serie A me 26 pikë. Napoletanët luajnë nesër me Romën, teksa kërkojnë të mbajnë distancën me skuadrën e Piolit. Nga ana tjetër Monza merr humbjen e dytë radhazi dhe me 10 pikë mban vendin e 14 në klasifikim. Ndeshjen e ardhshme Milan luan me Torinon në transfertë dhe Monza me Bologna në shtëpi.