1767946939_rafaelleao.JPG

Në "San Siro", Milani nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 kundër Genoas. Për kuqezinjtë ky ishte një hap fals në garën për titullin kampion. Sfida u zhbllokua pas 28 minutave lojë nga Genoa, me Colombon që shënoi pas asistit të Malinovskyt. Në fraksionin e dytë kuqezinjtë "u zgjuan" dhe reaguan, por goli i Pulisic u anulua për shkak të një prekje me dorë. Duhej minuta e dytë shtesë që Leao të vendoste ekuilibrat, por fundi i sfidës ishte dramatik. Në minutën e pestë shtesë Genoa fitoi penallti e cila u godit jashtë nga Stanciu, mirëpo Maignan, Pavlovic dhe Tomori u ndëshkuan me kartona të verdhë për protesta.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Leao nderon Milanin në shtesë, vetëm një pikë dramatike kundër Genoas! Interi shkëputet në krye të Serie A


S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 7 Janar, 22:17

    Si po e menaxhon qeveria situatën e përmbytjeve?