Tiranë - Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë për armëmbajtje pa leje.
Dylber Selimllari u kap në flagrancë me armë zjarri në rrugën “Ndre Mjeda”.
Blutë njoftojnë se sekuestruan armën e zjarrit me krehrin dhe 14 fishekë.
“Si rezultat i administrimit të shpejtë të një informacioni të siguruar gjatë punës operative, për një shtetas që lëvizte me armë zjarri me vete, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 finalizuan operacionin e koduar “Shadoë”, në kuadër të të cilit u ndërhy menjëherë për të ndaluar shtetasin e dyshuar, në rrugën “Ndre Mjeda”.
Konkretisht, u vu në pranga shtetasi D. S., 31 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap në flagrancë me armë zjarri (pistoletë të mbushur me municion) me vete, të cilën e posedonte pa leje”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë











Komente
Komento