VIDEO/ Milani mund 3-2 Manchester Cityn, dy humbje radhazi për 'Qytetarët'

VIDEO/ Milani mund 3-2 Manchester Cityn, dy humbje radhazi për 'Qytetarët'

Festa e Marco Nasti te Milan

Milani triumfoi 3-2 në miqësoren ndaj Manchester Cityt. Paulo Fonseca nis të shohë frytet e punës së tij te Milani, që ia ka dalë të triumfojë me rezultatin 3-2 me përmbysje ndaj Manchester Cityt, në miqësoren e zhvilluar në New York para më shumë se 50 mijë tifozëve.

Kampionët e Anglisë kaluan të parët në avantazh me anë të Erling Haaland në minutën e 20-të, por reagimi i italianëve ishte i shpejtë, pasi sulmuesi i talentuar Lorenzo Colombo shënoi dy herë në minutat 30-të dhe 34, në të dy rastet me asiste të Chukuezes, duke përmbysur rezultatin.

Në pjesën e dytë “Qytetarët” gjetën golin e barazimit me anë të McAtee, por Milani shënoi sërish me 20-vjeçarin Nasti për të siguruar triumfin 3-2. Vlen të theksohet se Pep Guardiola kishte në fushë vetëm 3 titullarë nga sezoni i kaluar dhe pjesa tjetër ishin të rinj, ndërsa Milani aktivizoi një pjesë të mirë të titullarëve, ndonëse mungonin francezët Maignan e Theo, por edhe ylli portugez Rafael Leao.

Pas humbjes nga Celtic disa ditë më parë, sërish Man. City shënon disfatën e dytë radhazi në miqësore.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Që 12 vjeç me leucemi, Vojsava: Marr borxh për ilaçe, shteti s’mi rimburson

Që 12 vjeç me leucemi, Vojsava: Marr borxh për ilaçe, shteti s’mi rimburson