Milani fitoi 5-1 me Sampdorian për javën e 36-të në Serie A. Kuqezinjtë e Piolit nuk e diskutuan suksesin në shtëpi, duke i shënuar pesë herë Sampit që ka rënë zyrtarisht nga kategoria.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e nëntë nga Leao, teksa Quagliarella në të 20 minutë vendosi ekuilibrat. 40-vjeçari gjeti golin pas një viti në Serie A, teksa shkon në kuotën e 182 golave në Serie A dhe është një gol larg Batistutës. Quagliarella me këtë gol barazon Bagion, Mancinin dhe Alfatinin për golat në Serie A.
Pas golit të pësuar, Milani shënoi dy herë me Giroud në minutat 23 dhe 29, duke marrë epërsinë. Edhe në pjesën e dytë kuqezinjtë shënuan dy herë, ketë herë me Diaz dhe golin e tretë personal të Giroud.
Pas humbjes me Spezian, kuqezinjtë rikthehen te tri pikët dhe shkojnë në vendin e pestë me 64 pikë.