MIRDITE-Finalizohet me sukses operacioni “Muzgu”, sekuestrohen 4 kg drogë, 1 pistoletë e 4 celularë si dhe arrestohen 3 persona.
 
Të arrestuarit janë Frrok (Çup) Ndoj, 34 vjeç, Nikolin Ndoj, 38 vjeç dhe Aleksander Domgjoni, 52 vjeç, të tre këta banues në Mirditë.
 
Mirditorët u kapën në flagrancë në fshatin Zall-Xhuxh, në afërsi të rrugës së Kombit. Drogën e kishin futur në një çantë sportive me ngjyrë të zezë brenda së cilës u gjet edhe një armë zjarri pistoletë TT me 2 krehëra me 14 fishekë.
 
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: 4 kg kanabis, 1 armë zjarri pistoletë TT, 2 krehëra me 14 fishekë dhe 4 celularë të ndryshëm.
 
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale " Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike " " Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit" parashikuar nga nenet 283/2 dhe 278 të Kodit Penal.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com