VIDEO/ Momente paniku në plazhin italian, helikopteri sportiv rrëzohet në det dhe për pak sa nuk shkakton tragjedi

 Itali- Një helikopter sportiv i hapur (në formë deltaplani) u rrëzua në det, buzë plazhit në Marina di Minturno të Italisë dhe për pak sa nuk shkaktoi tragjedi të vërtetë.

Ngjarja ndodhi në Latina, ditën e djeshme (22 gusht), rreth orës 20:00 të mbrëmjes dhe për fat të mirë në plazh kishte vetëm pak pushues që u bënë edhe dëshmitarë.

“La Repubblica” publikoi sot edhe pamjet e momentit të aksidentit ajror, teksa shihet mjeti fluturues që kalon mbi vijën e plazhit ku ndodhen dhjetëra pushues dhe më pas rrëzohet atu ku dallgët puthiten me bregun.

Me shumë mundësi piloti u detyrua të bënte një ulje emergjente për shkak të një dështimi të mjetit fluturues të hapur, ose një defekti të mundshëm. Pushues të shumtë u bënë dëshmitarë të përplasjes, nga e cila piloti fatmirësisht shpëtoi i padëmtuar dhe gjithashtu nuk pati të lënduar tek vetë të pranishmit në plazh.

A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Atentati ndaj Donald Trump në Pensilvani, pezullohen nga detyra pesë agjentë të Shërbimit Sekret

Atentati ndaj Donald Trump në Pensilvani, pezullohen nga detyra pesë agjentë të Shërbimit Sekret