VIDEO/ Momente paniku, shembet shtylla elektrike, zë poshtë ‘Toyotan’ me familjen brenda

VIDEO/ Momente paniku, shembet shtylla elektrike, zë poshtë ‘Toyotan’ me familjen brenda

Toyota e dëmtuar nga shembja e shtyllës mbi të

Pamjet tregojnë momentin e tmerrshëm, ku një shtyllë elektrike shembet dhe zë poshtë një makinë, në të cilën ndodheshin tre anëtarë të një familje.

Natchaëan Sangmuan, 41-vjeçe së bashku me bashkëshortin Sittikorn Gnamëan, 40-vjeç, dhe djalin i tyre Parattakorn, 8-vjeç, ishin duke udhëtuar me makinë në një autostradë në Nakhon Ratchasima të Tajlandës, kur papritur një shtyllë gjigante elektrike u shemb dhe ra mbi ta.

Si pasojë e kësaj përplasje, pjesëtarët e familjes janë dërguar me urgjencë në spital dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se ishte një kamion që kishte tërhequr telat, dhe kishte bërë që shtylla elektrike të shembet dhe të bie mbi makinën Toyota ku ndodhej familja. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?



×

Lajmi i fundit

Ushtarët rusë akuzohen për përfshirje në vrasjen e një amerikani

Ushtarët rusë akuzohen për përfshirje në vrasjen e një amerikani