Mediet serbe raportojnë për një incident gjatë transportimit të lojtarëve të kombëtares serbe nga aeroporti i Rinasit drejt hotelit ku do të qëndrojnë në Tiranë.
Agjencia e lajmeve “Tanjug” raporton se autobusi është qëlluar me gurë dhe si pasojë është thyer dhe xhami.
Zv.presidenti i federatës serbe të futbollit, Savo Miloseviç e cilësoi incidentin si “tronditës”.
Duke folur për “Tanjung”, ai thotë se autobusi i shoqëruar nga policia serbe arriti i sigurt në hotel.
Kurse një zëdhënës i federatës serbe, Aleksandër Boskoviç tha se dy gurë qëlluan autobusin në pjesën e xhamit pas shoferit, por pa e thyer atë.
“Gjatë rrugës për në hotel na sulmuan. Falë policisë tonë shkuam të qetë në hotel. Jemi të befasuar nga ajo që ndodhi”, tha ai.
Sulmi është dënuar dhe nga ministrja e Rinisë dhe Sportit, Vanja Udoviçiç. “Dënojmë fort vandalizmin dhe huliganizmin e mbështetësve shqiptarë në Tiranë. Fatmirësisht nuk pati pasoja”, tha Udoviçiç.
“Pres që autoritetet shqiptare të nivelit më të lartë të marrin të gjitha masat për të siguruar një lojë të sigurt.”
Incidenti është konfirmuar edhe nga Policia e Tiranës, e cila bën me dije se, “në momentin e mbërritjes përpara hotelit është vënë re se nga krahu i drejtuesit të autobusit kishte një plasaritje, e cila dyshohet se mund të jetë gjuajtur në një distancë të largët me gurë.”
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Uaaa, i rane!
Posted by on 2015-10-07
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)