Ky është momenti i tmerrshëm kur një aeroplan pasagjerësh pëson lëvizje të pakontrolluar në pistë gjatë uljes në një resort spanjoll. Avioni Canaryfly po transportonte pasagjerë nga Gran Canaria në Lanzarote kur u përball me vështirësitë e tij gjatë uljes.
Pamjet janë kapur nga pista e aeroportit Cesar Manrique, ku treguan avionin teksa po afrohej të ulej në pistë. Por pasagjerët e kuptuan shpejt se kjo nuk ishte një ulje e zakonshme. Sapo rrotat prekën asfaltin, avioni filloi të kërcente në mënyrë të pakontrolluar. Që nga kërcimi i parë avioni u ngrit në ajër dhe hunda e tij u ngrit përpara. U hodh përsëri dhe hunda u përkul edhe më përpara, raporton Daily Mail.
Në uljen e tretë, avioni shkon lart në ajër, zbret dhe kthehet përpara se piloti të përpiqet ta ule përsëri. Megjithatë, ai kthehet përsëri në pistë, duke bërë që piloti të ndërpresë uljen dhe të fluturojë përsëri në qiell mbi aeroport.
Sipas gazetës lokale Canarian Weekly, piloti e ngriti avionin duke fluturuar për disa orë mbi ishull. Por më pas në përpjekjen e dytë, piloti e uli me sukses avionin.