TIRANË- Një fëmijë ka shpëtuar për një fije peri gjatë garës së bërë në kuadër të Tiranathlon të zhvilluar në liqenin e Farkës.
Siç shihet në videon e sjellë nga gazetari Arsen Rusta, teksa sportistët ishin në fund të garës, një fëmijë ka tentuar që të kalojnë nga ana tjetër, por është ndalur me shpejtësi nga ana e efektivit të policisë bashkiake, që e kapi në momentin e duhur.
Tiranathlon, eventi sportiv që bashkon tre disiplinat më të njohura dhe të praktikuara në një garë të vetme: not, çiklizëm dhe vrap, shënoi sot edicionin e tij të dytë në Tiranë dhe u mbajt në 29 maj. Qindra sportistë vendas e të huaj, të cilët garuan për 3 çmime në secilën prej disiplinave.