VIDEO/Momenti kur Roja Bregdetare
greke mbyt gomonen me refugjatë

VIDEO/Momenti kur Roja Bregdetare<br />greke mbyt gomonen me refugjatë
Ndaj Greqisë ka pasur vazhdimisht akuza se nuk tregohet mikpritëse ndaj gomoneve me refugjatë nga vendet e Lindjes së Mesme.

Por, një video e publikuar nga mediet tregon një anije të Rojës Bregdetare duke tentuar të fundosë një gomone të mbushur plot me emigrantë.

Në videon e publikuar nga Middle East Eye, portal lajmesh që mbulon ngjarjet në Azinë e Mesme dhe Perëndimore, shihet Roja Bregdetare greke duke tentuar të fundosë gomonen me 30 refugjatë.

Ngjarja ka ndodhur në ujërat mes Turqisë dhe ishujve grekë, ku një person me uniform duke tentuar të çpojë gomonen, ku gjendeshin dhe fëmijë.

Pasi gomonia nisi të fundosej, refugjatët u shpëtuan nga Roja Bregdetare e Turqisë.

Pamjet filmike janë regjistruar pikërisht nga roja turke gjatë patrullimit të ujërave rreth 45 km larg ishullit grek Leros.

Pas pikut të verës, refugjatët vazhdojnë të kalojnë nga Turqia për në Greqi me anë të gomoneve, për të vazhduar më pas udhëtimin e tyre drejt Evropës Perëndimore.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai