VIDEO/ Monaco 'prek' Europën, Clermont thyen edhe VAR, Nice fitore me vështirësi në Francë

VIDEO/ Monaco 'prek' Europën, Clermont thyen edhe VAR, Nice fitore me vështirësi në Francë

Festa e Monaco

Ligue 1 në Francë ka mbyllur pesë nga ndeshjet e javës së 10. Monaco fitoi 0-2 me Montpellier, duke prekur vendin e pestë që do të thotë zona evropiane. Për miqtë e Clement golat u shënuan nga Embolo në minutën e 45 dhe Boadu në të 80 minutë. Në sfidat e tjera, Strasbourg u imponua 2-3 në transfertë me Angers, ndërsa Lorient fitoi 1-2 me Brest në transfertë.

Clermont ia doli që të merrte tri pikë në shtëpi, duke fituar 2-1 me Auxerre edhe pse VAR i anulloi një gol sulmuesit shqiptar Elbasan Rashani. Nice fitoi 3-2 me Troye, duke fituar pozicione të favorshme në renditje. Pas javës së 10-të, PSG qëndron në krye me 26 pikë, një më shumë se Lorient i vendit të dytë. Marseille me 23 pikë mban vendin e tretë, ndërsa Lens qëndron i katërt. Në fund Angers, Nantes, Ajacio dhe Brest.

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5