
Në stadiumin "Brianeto", Monza vendase fitoi 2-1 me Empolin. Pas dy humbjeve radhazi, djemtë e Palladinos ia dolën që të merrnin tri pikë në një përballje shumë të luftuar. Vendasit hapën serinë e golave në minutën e 19-të me Ciurria. Në të 51 minutë ishin miqtë ata që barazuan përkohësisht me Satrianon, përpara se Izzo në të 67 minutë të shënonte për 2-1. Me këtë fitore Monza shkon në kuotën e 32 pikëve në vendin e nëntë, teksa Empoli mbetet në vendin e 13 me 28 pikë, duke dalë pa fitore në ndeshjen e gjashtë radhazi.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Milan humbet me Fiorentinën, Atalanta 'nuk ndez' në shtëpi! Monza mposht Empolin në Serie A








