Serie A e futbollit është në javën e 25-të. Pasi Lazio fitoi dje 0-1 në transfertë me Napolin, këtë të shtunë gjithçka u hap me fitoren 2-1 të Monzës kundër Empolit. Në 18:00 Atalanta barazoi 0-0 me Udinesen, ndërsa në 20:45 Milani humbi 2-1 me Fiorentinën në Firenze.
Në stadiumin "Brianeto", Monza vendase fitoi 2-1 me Empolin. Pas dy humbjeve radhazi, djemtë e Palladinos ia dolën që të merrnin tri pikë në një përballje shumë të luftuar. Vendasit hapën serinë e golave në minutën e 19-të me Ciurria. Në të 51 minutë ishin miqtë ata që barazuan përkohësisht me Satrianon, përpara se Izzo në të 67 minutë të shënonte për 2-1. Me këtë fitore Monza shkon në kuotën e 32 pikëve në vendin e nëntë, teksa Empoli mbetet në vendin e 13 me 28 pikë, duke dalë pa fitore në ndeshjen e gjashtë radhazi.
Fiorentina bëri surprizën e javës, duke mundur 2-1 Milanin në Serie A. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, teksa në minutën e 49 Gonzales shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Një gabim i Tomorit bëri që Fiore të shënonte nga pika e penalltisë. Kur pritej reagimi i kuqezinjve, Luka Jovic shënoi për 2-0. Në fundin e ndeshjes, Theo (90+4') shkurtoi shifrat për 2-1. Fiorentina me 31 pikë merr vendin e 12-të, teksa Milan me 47 pikë mbetet në vendin e katërt.
Serie A - java 25:
15:00 Monza 2-1 Empoli
18:00 Atalanta 0-0 Udinese
20:45 Fiorentina 2-1 Milan
Renditja:
Fiorentina bëri surprizën e javës, duke mundur 2-1 Milanin në Serie A. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, teksa në minutën e 49 Gonzales shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Një gabim i Tomorit bëri që Fiore të shënonte nga pika e penalltisë. Kur pritej reagimi i kuqezinjve, Luka Jovic shënoi për 2-0. Në fundin e ndeshjes, Theo (90+4') shkurtoi shifrat për 2-1. Fiorentina me 31 pikë merr vendin e 12-të, teksa Milan me 47 pikë mbetet në vendin e katërt.
Si sot, pesë vite më parë kapiteni i Fiorentinës dhe futbollisti i Italisë, Davide Astori ndërroi jetë pas një arresti kardiak në moshën 31-vjeçare. Fiorentina e tij po përballet sot me Milanin në Firenze, me tifozët dhe kolegët në fushë që nuk e kanë harruar. Në minutën e 13-të (numër që Astori mbante mbi shpinë) ndeshja u ndal dhe për një minutë të gjithë duartrokitën në shenjë respekti për Astorin. Më 4 mars 2018, Astori u gjet i vdekur në dhomën e tij të hotelit përpara një ndeshje të Serie A. Autopsia e tij zbuloi se shkaku i vdekjes ishte arresti kardiak.